January 1/1 Janar, 1951

DEKLARATA E TE DREJTAVE TE NJERUT

Lufta e Dyte botnore solli me vehte nje ashpersim te patreguarshem te vuajtjevet te popullsive siedhe nje shkelje totale te te drejtave te njeriut. Ligja nderkombetare s’ka qene shkelur kurre ndonje here tjeter me teper se sa mbas Luftes se Dyte botnore. Lufta ideologjike, duke u transformuar ne lufte civile, ka patur efekte te tmerreshme mbi te drejtat e mbi lirite e njerzvet. Miliona njeres u shtrenguan te braktisin vendlindjen e tyre dhe te vuajne deportacjone per vjete me radhe e, nga ndonje here, per gjithenje. Miliona familje u prishne e u percane midis tyre; u detyruane te lene shtepit’e tyre dhe te drejtohen nga fate te panjohura e te tmerrshme. E, te gjitha keto ngjane jo sepse keta njeres ishin njollosur me faje, por etem e vetem per shkak te egersis se fatit e per shkak te ashperis se ligjit te luftes.

Per kete aresye, menjehere mbas luftes, u ndje nevoja e nje afermimi tjeter solemn te “te drejtave te njeriut”. Inisjativa u muar ne gji t’Organizates se Kombeve te Bashkuara, nga “Keshilli Ekonomik e shoqeror” i cili emroi, ne Janar-Shkurt 1946, nje Komisjon me qellim qe te perpilonte nje projekt per “Deklaraten nderkombetare te te drejtave te njeriut” e t’ia parashtronte kyrjes se qerverivet te Kombeve te Bashkuara.

Komisjoni ne fjale u mbloth per heren e pare me 27 Janar e zgjati gjer me 10 Shkurt 1947, ndene kryesine e zonjes Roosevelt. U vendos te perfshiheshin ne projektin te drejtat kryesore personale (liri fetare, liri opinioni, liri fjale, liri mbledhjeje, liri shoqerimi, liri lajmesh, etj.); mbasandaj te drejtat shoqerore (e drejta e shtetesis dhe e drejta e pjesemarrjes ne detyrat qeveritare).

Nje sesjon i dyte i ketyre punimevet u mbajt ne Gjeneve, nga 2 Dhjetor gjer me 16 Dhjetor 1947 ku u arrijt per pilimi i nje “deklarate principesh te pergjtheshme” dhe nje “projekt konvencjoni” per zbatimin e saj.

Me 28 Qershor 1948 u botua teksti i projektit te “Deklarates”. Projekti perbehej prej 29 artikujsh, pervec parathenijes ne lidhje me respektin qe i detyrohet dinjitetit te seicilit antar te familjes njerzore e ne lidhje me te drejtat qe jane te barabarta dhe te pamohuarshme per te gjith njerzit, ne nje bote te lire, te drejte e paqesore.

Delegati sovjetik paraqiti, me 18 Qershor 1948, nje deklarate te tij per te pohuar se Karta nuk ish e mjaftueshme per te siguruar te gjitha te drejtat e njeriut dhe respektin qe i perket ketij. Nje deklarate e tille sigurisht duket qesharake, kur vjen nga ana e delegacjonit te nje endi ku ekzistojne miliona njeres, qe vuajne ne punet e detyrueshme. Po c’t’i besh?

Delegacjoni sovjetik thosh se te drejtat qe jane njohur ne “Deklaraten” duhet me te vertet t’u siguroheshin njerzvet. Shtonte mbasandaj nje send tjeter, qe mund te duket mjaft me vent; shtonte se deklarate nuke duhet te permbante vetem te drejtat por edhe detyrant e njeriut. Por kurkush nuk kish propozuar qe te caktoheshin, bashke me te drejtat, edhe detyrat e njeriut.

Disa kerkesa te tjera te delegacjonit sovjetik munt te dukeshin thjesht polemike: delecagjoni sovjetik kerkonte qe edhe lufta kundra fushizmit te hynte ndermjet te drejtatve demokratike. Po pse jo edhe lufta kundra komunizmit?

Me se fundi, me 10 Dhjetor 1948, asambleja e pergjithshme e Kombeve te Bashkuara aprovoi tekstin definitiv te “Deklarates”.

Deklarata hapet me keto tre pohime, qe kane nje interes e nje rendesi te madhe:

  1. Te gjitha qenijet njerzore lindin te lira e te barabarta ne pikpamje te dinjiteti e te se drejtave.
  2. Njerzit jane pajisur me aresye e me ndergjegje dhe duhet te sillen, midis tyre, me shpirt vellazerimi.
  3. Te drejtat e lirite e shenuara ne “Deklaraten” u perkasin te gjithve pa asnje pergjashtim race, ngjyre, seksi, gjuhe, feje, opinion politik, pasurije, lindjeje dhe origjine kombetare.

Rendesija historike e kesaj “Deklarate”, e cila ucpall nga nje asamble, e perbere prej pothuaj gjashtedhjete vendeve te ndryshem, s’ka nevoje te theksohet. Gjer disa vjet me pare, kush lindte skllav mbetej i tille per tere jeten; po keshtu edhe nje njeri qe bente pjese ne ndonje race apo ne ndonje besim fetar te caktuar munt edhe te persekutohej.

Natyrisht “Deklarate” s’eshte nje ligje qe ka vlere juridike. Por ajo eshte nje pohim principi, qe vlen me teper se sa nje ligje e vetmen dhe duhet te behet ligje ne gjithe vendet. “Deklarata” permbleth te drejtat kryesore personale e politike, siedhe te drejtat shoqerore e kulturale. Ketu qendron ndryshimi i kesaj “Deklarate” kundrejt kartave te te drejtave te njeriut qe nga mbarimi i shekullit te 18 e gjer ne gjysmen e pare te shekullit te 19; sot theksohet edhe e drejta e punes dhe e aresimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s