NE MALET KRESHNIKE Poezi nga Sokoli aka Kol Bib Mirakaj
Permbi shkrepa permbi curra
N'ato bjeshket plot me gurra
Valon Flamur' i Shqipnise,
N'dor t' Luftarit te lirise.
Kerset pushk'e nji trathori,
Permbi Flamur bjen Deshmori;
E me gjak Aj shkroi nji fiale;
"T'dhash ATDHE cka m'pate fale!"
Porsi bisha plot furi
Qi me gjak kurr s'ka te ngi,
Kuqaloshat e Rusise
Kryq e t'thuer i bien Shqipnise.
Por nder bjeshket e nder curra
Ku SHQIPONJA ka rrit' Burra
Shkrepe rrefeja qi zhgjeton.
Bish'n e kuqe e dermon;
Edhe Flamuri kuq e zi
La me gjak t'Herojve t'ri,
Tu' perhjedhun plot hare,
Ushqen Kombit jet'te re.
Lumja Ti moj Nane ilire,
Q'i rrit djemet plot me hire,
Qi per Flamur e Atdhe,
E bajn' deken si me le.
SOKOLI