
VEPRIMTARIJA E BLOKUT KOMBTAR INDEPENDENT NE DOBI TE CLIRIMIT TE SHQIPNIS
Verbale te seancave te Asambles se Pergjitheshme te B.K.I. mbajtun me 24, 25 e 26 Shkurt 1952, Rome
MBELDHJA E DYTE ME 24 FRUER N’OREN 16
Hapet mbledhja me relacjonin e Ndue Gjomarkajt mbi poziten e Blokut mbrenda ne Shqipni. Po japin ketu pjeset ma te shenueshme te tij:

Miq e dashamire.
Marrja ne dore e pushtetit ne Shqipni prej komunistavet nuk ka qene vetem nji ndrrim i qeveris shqiptare, por edhe nji permbysje rradikale si e jetes politike, ashtu edhe e asaj shoqnore e ekonimike. Komunistat, te mesuem ne shkollen e tyne, u pergatiten per te luftue pa meshire te gjitha ato qi kombi shqiptar kishte trashigue per shekuj me radhe: fen, besen, mikpritjen, rendin patriarkal, gjakun, gjinin, t’afermit e pra, me nji fjale, lirin personale me traditat tue i zavendsue keto me idena te huajtuna prej bolshevizmit.
Mbassi ata nuk mujten i zhduk me te mire, me arsyetim dhe me bindje keto thesare qi i brumosen shekujt tue ruejte ate qi quhet “Kombi Shqiptar”, u vune me mish e me shpirt per t’i shrraj ose me brutalitet te forces.
Te gjith i dijme ma se miri gjygjet qi jane zhvillue n’emin e drejtesis popullore, te liris dhe te demoktacis progresive komuniste, qysh prej fillimit e deri tash, si edhe denimet me ane te te cilavet populli shqiptar u plandos pa meshire nder burgje, me internime, ne fusha perqindrimi dhe ne pune te detyrueshme.
Pa u shty n’imtesina, mjafton te kujtojme burgjet e Shkodres te Tiranes, te Beratit, te Vlores, te Korces e te Gjirokastres si ma te tmershmet, ku dergjen me mija nacjonalistash te pafajshem; fushat e perqindrimit te Burrelit, te Krues, te Shjakut, te Grashit, te Tepelenes etj., ku perfshihen me mija e mija t’internuemish tjere te denuem me pune te detyrueshme.
Pjesa tjerer e popullsis, qi kinse e lire “ngren e nderton socjalizmin”, mbet me iu perule perdhunimit edhe torturavet te gjithnduershme tue u shfrytzue deri ne palce ne punet e ashtu quejtuna vullnetare, ne ndermarrje te ndryshme shtetnore, ne huana shteti, ne ndihma partis se punes (Partis Komuniste), ne ndihma komunistavet t’ikun prej Greqije, e tash dy vjet tue mbledhe materjal per te dergue ndihma komunistavet te Kores e te Kines. Me kete taktike ekonomije politike, populli shqiptar asht cveshe pre’j cdo pasunije qi kishte fitue me djerse, ose trashigue me te drejte. Po kjo menyre veprimi ka pengue automatikisht cdo nisjative private e, per rrejdhim te natyrshem zbatimesh te sistemimt komunist, jan e formue koopertivat shtetnore e kolkhozet per te monopolizue keshtu ne duert e klikes sunduese edhe ate pakice prodhimi e pasunije, qi klika e Enver Hoxhes, tue e shtrydhe prej popullit, in fali imperjalizmit bolshevik.
Kjo trathti e interesavet te kombit, ky sistem shfrytzimi sistematike, jo vetem qi nuk i siguroi popullit nji jetese te pershtatshme edhe lumin e premtueme, por perkundrazi e hodhi ne mjerimin ma te madh, qi na perkujton historija e jone kombtare.
E asht mu njiky njerim qi pertrini e i dha popullit fuqin e shpreses, te qindreses edhe te kundershtimit. Asht fati i madh i vete Kombit edhe njiherit i yni qi komunistat nuk kane dijte me luejte taktiken per t’a kenaqe popullin ekonomikisht, gja qi na jep gjithmone bazat ma konkrete per te ba atyne – krahas me luften e papajtueshme ideologjike – edhe ate fizike.
Cenimi i traditavet stergjyshore, mjerimi dhe uja ne te cilat u denue pjesa ma e madhe e popullit, detyruen bijt ma fisnike te tij me vije luften nder male edhe mbas vjetit 1944, lufte e nisun kunder sistitemit komunist, qi ata parashifshin se do t’ishte micidjal per Shqipni, sikurse me te vertete u diftue ma vone. U ngujuen me qindrese nder male per te krye nji detyre ndaj Atdheut tue mprojte te drejtat e popullit me jetue e me u zhvillue ne trung e ne fryme te traditavet bujare trashigue prej te parvet e ne pershtatje me evolucjonin e perparimin. Ata, po, u therorizuen ne truellin arbnuer si dalzotsat e shqiptarizmit te vertete dhe si flamurtaret e Liris, tue simbolizue keshtu njenjat e fisit arbnuer dhe tue ua lane te gjith Shqiptarvet amanet qi ta vijojne luten per plotsimin e idealit te tyne, i cili njiherit asht ideali i popullit t’one te shumvuejtun.


