January/Janar – 1949

LETER NGA SHQIPERIJA

VRASJET E ARRESTIMET VAZHDOJNE

“…atehere te paret t’ane, te lidhur me besen shqiptare, i hodhe jashte armiqte e vendit t’one; kurse sot po ata armiq po zbatojne programin e vjeter te cfarrosjes se racave jo slave, te ndihmur nga disa mercenare te keqij. Ketu sundojne ruset qe ne krye e gjer ne fund dhe Enver Hoxhallare, Mehmet Shehleret e Manol Konomet me shoke s’jane vec ca palaco te qelbur.
“…ne mbarim te nentori dhe nga fillimi i dhjetorit jane arestuar si reaksionare keta persona: Leonidha Qiriako, Leonidha Duda, Vasil Duda, Vangjel Deftua, Sotir Haxhiu; keta jane denuar me burgime te ndryshme gjer ne burgim te perjeteshme. U burgos perseri Nasho Idrizi, pak kohe passi kish dale nga burgu i pare.”
“…lajme te tjera qe mesova keto dit thone se jane burgosur edhe keta shqiptare: Jani Fili, Sotir Karuqi, Koco Stavre, Kico Rizo, Mimtre Langoj, Sotir Filippi dhe Jani Vito. Prej torturave te medha ka vdekur patrioti Kristaq Peshtani, kurse i vellaj Irakli ish ekzektuar ca kohe me pare, atehere kur u ekzekutua edhe prifti i Lekelit, papa Jorgji.”
“Ne te gjithe Shqiperine u cperndane keto dit shpallje te qeverise se Tiranes, ku njoftojne arrestimin e Koci Xoxes me shkoke dhe thone qe per ata qe simpatizojne me Koci Xoxen do merren masa te rrepta. Shpallja thote se tradhetoret si Koci Xoxeja me shoke do t’i dorezohen keto dit giyqit per te mare denimin shembellor te tradhetarve.”
“Populli i kendon keto shpallje me interes te math dhe ferkon duart nga gezimi dhe thote hengshi koken njeri me tjetrin e Zoti na shpetofte prej jush.”
“Arrestimi i Koci Xoxes me shoke ka sjelle nje ngatrrese ne zyrat e komunisteve, si do mos ne rradhet e policise popullore.”
“Me gjithe burgimit e shumta, qe behen dita dites pa pushim, mosbesimi esht i math gjithenje. Iu ka hyre nje frike e madhe se mos cthurret me teper gardhi qe i rrethonte. Po duket se Perendija ka vendosur t’i cfarrose keta armiq te popullit e te memedheut t’one.”
Letra e me siperme, e shkruar ne Gjinokastra nga mezi i dhjetorit 1948 na jep nje pasqyre te gjalle te ngjarjeve qe po zhvillohen ne Shqiperi dhe te gjendje kaotike te atjeshme. Per mungese vendi nuke kemi mundur ta botojme te gjithe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s