Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni nga Ndue Gjon Marku

Për të blerë klikoni në foto.

Ndue Gjon Marku lindi nё Orosh tё Mirditёs me 29 shtator 1914. Mёsmit e para, pesё klasё fillore e katёr klasё gjimnaz i mbaroi nё kolegjin Saverian t’etnёvet jezuit nё Shkodёr. Me mbylljen e shkollave private tё fretёnvet françeskan e jezuitё, nё vitin 1934, nga regjimi i atёhershёm, kaloi nё gjimnazin shtetnor tё Shkodrёs. Nё vitin 1937, bashkё me vallun e tij Lleshin, pёr arsye tё ndryshme familjare shkoi nё Vjenё nё shkollen Theresianum. Atje studioi tri vjet. Me 1939 kthehet nё Shqipni dhe nё shtator te atij viti shkoi nё Itali, nё Firence ku u regjistrue nё fakultetin e shkencave politike, nё Universitetin e Firencёs. Me 1943 kthehet nё Shqipni. Nga qershori deri në fund të tetorit 1944 luftoi kundër guerilёve komunistë që sulmuan nga të gjitha anët në krahinën e Matit, Lurës dhe Lumës. Në nëntor 1944 shkoi në mërgim në Itali. Me 1946 krijuen partinё politike, “Bloku Kombёtar Independent” nё Romё. Nё kuadёr tё kёsaj partie, Kapidanёt e Mirditёs organizojnё rekrutimin dhe hedjen e parashutistёve tё parё nё Shqipni. Megjithё ndryshimet e kohёs dhe mёrgimin e gjatё, Ndue Gjon Marku zhvillon nji veprimtari tё gjallё politike si nji ndёr udhёheqёsit ma aktiv tё “Blokut” dhe anetar i Komitetit “Shqipёria e Lirё”.