Dokumenti i mëposhtëm është pjesë e koleksionit privat të Kapidan Ndue Gjomarkajt. Është një kujtim i Rifat Kolgjinit dërguar Ndue Gjomarkajt në vitin 1976 për nder të vdekjes së Kapidan Markut.




Rifat Kolgjini, prej shenimeve dhe mbamendjevet te mija.
Ne kujtim e tridhet vjetorit te vrasjes Komandantit te Pergjitheshesh te Forcave t’armatosune Kombtare MARK GJOMARKAJ

Shkoder me 25 nanduer 1944. Ne mengjesin e ksaje dite, Komanda e Pergjithesheme e Forcave t’armatosuna Kombtare, epe ket lajmin:
Lajmrimi:
Njoftohen te gjitha forcat e armatosuna prej kesaj Komande; se ashte vendose me u terhjek prej qytetit Shkodres, per t’a vazhdue luften ne malet e Shqipnis.
Terhekja, bahet sonte ne meramje. Jane te lutun te gjithe ata qi e marrin ket qarkore, per t’ua ba te njoftun edhe shkovet, qi per arsyena ngutsie, dhe tjera se kan per t’a pasun me kohe.
Ne meramjen e 25, nanduer, 1944 ushtaret e Liris, vehen mbrapa Komandantit Mark Gjomarkaj dhe N/Komandanti Halil Alin. Kur merrijme ne posta-blok, ne drejtim te Koplikut. N’a ndalojne ushrtia gjermane qi ruente rrugen. Officeri i post-blokut, thote se ka urdhen prej eprorvet te vet, qi mos me lejue te kaloj asnji person.
Mark Gjomarkaj therret te vllan Llesh Gjomarkaj, per t’i perkethye fjalet qi i thote oficerit gjerman. Merru veshte me komandantin t’ande, mbrenda njizet minutavet, po te kalojne njizet minutat, une ape urdhe qi ushtrit Shqiptare t’a hapin udhen vet.
Ne kohen e caktueme prej Mark Gjomarkaj, oficeri gjerman cone drunin dhe mitralozat qi ishin ne drejtimin t’one. Te nesermem ne Koplik, Mark Gjomarkaj na njoftoje, se partizanet paskan pas premtue gjermanvet qi po qe se u dorzojne Mark Gjomarkaj dhe Halil Alin me fuqit e tyne, kishin me i lanun krejte te lire me kalue deri ne kufinin Shqiptaro-Jugosllave. Ket te vertete e vertetoje dhe nji prej depotatevet te Shkodres, tue u gjukue para gjykatores se Tiranes.
Boge, me 28, nanduer, 1944. Me rasen e dites se Pamrarsis Kombtare, ne hotelin turistik te Boges, Mark Gjomarkaj mbajti nji fjalim te shkuret por mjafet mallengjyes, e njiherit dhe gucimtar.
Tue drejtue doren kahe Simboi Kombtar qi ishte i varun ne Shtize tha: Per t’e ba qi te valoje i lire ne truellin arbnuer, ket Shqype me dy krena, ne ket fushe te kuqe. Me mija e mija shqiptar kan ra deshmor. Asnji pllambe e truellit Shqipta, s’ka mbet pa u la me gjake. Qofet i perjetshem kujtimi i tyne.
Sot n’a erdhi rendi ne, qi t’a mprujtune, prej thojvet te pansllavismit, qi shekuj me ralle, ka mendue e vetem ta tash ia duele mbasi merrijti me formue agjenturen e vet “Partine Komuniste”.
1.12.1944, merrijtem ne Shalen e Dukagjinit. N’oborrin e kishes se Shales na mbajti njifjalim Halil Alia, ne mes tjerash tha keto:
“Udha qi na kemi marrun, ashte mjafet e larget, e mbushun plote me gjema ka preje nesh qi jemi ketu te lodhune e te llomitun, preje rruges se bame deri ketu, prej se ftoftit dhe unit. Keto kan me ardhe tue ushtue, pra per kujte s’ia merre mendja, let ndalet ketu, ose let marre ndonji rruge tjeter. Per kush e ka vendosun me ardhe me ne, na prej tyne kerkojme sjellje fisnike, dhe disiplin shembullore.”
Nikaj e Meruter, me 5.12.1944. Prej ketuhit Mark Gjomarkaj, i ka drejtue nji leter Sali Manit, e cila me siguri ruhet n’arshivat e Ministris se Punve te Mbrendeshme ne Tirane. Permbajtja e letres ka qenun kjo:
“Prej Shkodre, jemi nise me nji fuqi nacjonaliste, bashke me Halil Alin e Dibres. Kemi pre te kalue edhe neper Malsi te Gjakoves, e per kete u vem ne dijeni qi mos te na ndodhi ndonji mosmarrveshtje, te cilen s’e dishrojm ase pake.”
Leter cuesit u kethyen, pergjegje s’ka. Na informojne se Qafa e Koloshit ashte zane. Mark Gjomarkaj, tue qense s’e dishrojte asepake, nji vlla vrasje, qi sto pake partizan Mustafa Abdullahi prej Geg-Hyseni, e Sul Martini, kishin organizue, katundaret e atyne vendevet e sidomos Geg-Hysenasit. Ndrroje drejtim, per t’u nisun n’anen e Rajes, e me kapercye ne Dushaj.
Ket nate partizanet paskan pas merrijte edhe prej Tropoje, e ndonji vend tjeter, na i paskan pas zanun stanet e Rajes, dhe shkamin qi vijte udha prej Markajvet, per ne Raje. Patrulla partizane thehet te stanet, por ne shkame nuke ka arsye mbasi e kan zanun para nesh, e vende shume strategjike. Ketu te shkami Raljes, na mbeten tre shoke te vrame. Me gjithse une nuke kam qenun n’aner e shkamit, por siper te stanet, po mos t’u drejtoheshin drejte, “a mbeta, a dola”. I pari qi ka shperthye rrethimin ka qenun Gjon Gjinaj. Megjithse se ka pas mbete pa ferkue prej disa plumbavet, por duel, edhe sod jeton USA.

Rrethekimi u shperthye, por ne katundin Dushaj, nuke mundem me dale vetem duelen me kompanit e tyne, Ndue Mark Bajraktari e Alush Leshanaku, se Valbona u ba e pa kapercyeshme, tue sjellun ne minut jo vetem gure, por lisa me gjithe dege.

Geg-Hysen me 8.12.1944. Keteu ma jemi perlesh gjithe diten me partizane. Qi per vec kulllavet ne Sleimaj, kishine zanun posrrekin, dhe kodren per mbi ure, qi lidhte Geg-Hysenin me Grine. Ketu ka mbetun i vram Shaban Caka.
Mark Gjomarkaj, i kishte falun Zoti, shume cilsina, mende holle, trim dhe bujare. Me 11.12.1944 ne katundin tregtan te Hasit, komisari partizan i ktyne anvet Ismail Paga, ku kishte dalun naten per t’organizue partizan e ka te munde, me na dalun para ne. Ra, ‘si skjapi’te kasapi’. Halil Alia, pa nji pa dy qe tue ia hjeke flamen bashke me hyllin e kuqe qi kishte ne balle. Por me nji heri nderhyni Mark Gjomarkaj, dhe mbas nji bisede te shkurte spjeguese se cilet jemi na, e se kushe jane partizanet, perse luftojme na, dhe perse luftojne partizanet. “Partizante, per pansllavizem, e na, per Shqiptarizem”. E fali dhe e la te lire, po ate nate Ismail Pagen. Ky qe Mark Gjomarkaj, i tha i zoti i shte pis ne te dalme te shkllet komunistit Ismail Pages.
Muc i Hasit, me 12.12.1944. Kukesin e kemi skundrejte. Shifen partizante me shumice. Porsa hyne, dalin tue marrun drejtimin per Kulle te Lumes. Edhe ky mendim, po ndryshohet, qi ishte me hyme ne Kukes diten, e kush mbet, mbet, e kush e ka jeten e gjate me shpetue. U zu kulla e Lumes, ky vende po te zehet se shperthehet. Mark Gjomarkaj, s’ashte ma i zoti me ba ase nji hape. E ka shtangtue rreomatizmi. Vendosen me mbajte vetem trembdhet vet me vedi, e tjeret me Halil Alin, me mesy Vaun e Dome. Ne kete ndamje Mark Gjomarkaj, na mbajti ket fjalim:
“Jap teper i merzitun, qi po jam i detyruem me u nda prej jushe, prej ktije shtangtimi qi me rooki e me bani mos me munde me ba ma asnji kambe. Ju u uroj shendet, dhe te merrini shendoshe ne vendet t’ueja. Mire u pafshim ne t’ardhshemen.”
Ne mramjen e kesaj date kemi ra ne Va te Domit te Hasit. Na e kishi ne pase zane. Duel vetem Alush Leshanaku tue notue. Terri, pushka, na ndau me njani tjetrin. Shumica tue mos pase ma shteke u detyrue me u dorzue. Per kush mbetem, mbetem pa lidhje me njani tjetrin, si zogjet krahethyem neper ferra.
Halil Alia, bashke me Sefedin Bicakun e gjashte te tjer, ran deshmor ne Kolesnjane me 23.12.1944. E qame ate kohe, e qajme edhe sod, e kemi me e qa sa te jemi jalle.
Ne muejin maje 1945, mora lajmin e pare mbas ndamjes prej Mark Gjomarkaj. M’a dergonte me anen e te ndiemit Halit Osmani. Ne qerrshuer, po te 1945 mora pergjegjen e nji letre qi une ia kishem drejtue. Ne kete leter me keshillojte, qi mos t’a marre udhen per te shkue ne Mirdite, qi une ia kishem kerkue, se udhet e gjata, jane mjafet te rrezikshme. Rri pa merake, se me pasun ndonji gja me randsi, te lamjmojm pa vones me anen e Sali Dodes, te Halit, o te Gjonit. Mi siguri Gjon Gjeta, qi ishte prej Fani, dhe Lumen e njifte mire.
Qofshin te perjetshem Emnat e Deshmorevet te Kombit.
Qofet i pa harrueshem emni i Mark Gjomarkaj, bashkue me N/Komandantat e Pergjitheshem t’forcavet t’armatosuna Kombtar, Halil Alia, Xhelal Bushati, Kole Bib Mirakaj.
Nji shkrim qi m’ashte kape, 15 faqe kam per t’a ipostue ne keto dite. Kete po e impostoje me Expres, qi po qe nevoja mundet ndokushi t’a lexoje me rasen e mbledhjes qi keni me pasun.
Rifat Kolgjini
Bruxelles, 9.16.1976