Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i Përgjithshëm i Forcave t’Armatosuna Kombtare

U përgatit nën pëkujdesjen e Nue Oroshit

Për të blerë klikoni në foto.

  • Për të blerë nr. kontaktues në Gjermani: +4915162520752
  • Dhe nr kontaktues në Zvicërr: +41786454640.

Pas një pune bukur të gjatë në mbledhjen, sistemimin dhe përgaditjen e materialeve po ju japim lexuesve librin e parë për Kapidan Mark Gjon Markun – Komandantin e Përgjithshem të fuqivet’armatosuna kombtare. Ky libër vjen si fryt i Akademisë përkujtomore që ka mbajtur Shoqata e Intelektualëve “Trojet e Arbrit”,”Asociacioni: L`association Royaume Du Soleil” dhe “Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ” nё Lezhë, organizuar me rastin e 76 – vjetorit të vrasjes se komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Markut. Pas mbajtjes së kësaj akademie rrjedhi idea që ta botojmë edhe librin për këtë atdhetarë shqiptar i cili duke u bazuar në rrënjët e traditës kombëtare që vjen nga një derë zamadhe që për 500 vjet e ruajti Mirditën dhe shqiptarinë të paprekur nga ndikimi turko-osman duke ruajtur kështu edhe lidhjet e Shqiptarisë me Evropën. Dera e Gjomarkajve një ndër dyertë më te vjetra të Shqipërisë që egziston sot e asaj dite me prejardhje direkte nga Pal Dukagjini vëllai i Lekë Dukagjinit ku pas rënies së Shqipërisë nën Pushtimin Osman 1479 Pal Dukagjini nuk e mori rrugën e mërgimit por u vëndos në shkrepat dhe kreshtat e Mirditës për ta vazhduar rezistencën kundër Perandorisë Osmane. E kapidani i ri Mark Gjon Marku e kishte marrë me menquri,guxim e trimëri për ta udhëhequr derën e Kapidanëve të Mirditës në kohëra mjaftë të vështira por që me Kapidan Mark Gjon Marku luftën e ti antikomuniste u bë simbol i rezistencës shqiptare dhe mbeti komandanti i vetëm legjendar i luftës antikomuniste. Ky libër është i ndarë në dy pjesë: pjesën e parë ia kemi kushtuar shkrimeve të bashkëkohësve, bashkëluftëtareve dhe bashkëveprim- tarëve të Kapidan Mark Gjon Markut. Me shkrimet e tyre brilante në këtë libër kemi paraqitur studimet dhe kujtimet e Ernest Koliqit, Kapidan Ndue Gjon Markut, Gjon Melyshit, Tahir Kolgjinit, Rifat Kolgjinit, Alush Leshanakut, Ndue Pjetër Gjomarkajt dhe Ndrec Mollës. Ndërsa në pjesën e dytë të këtij libri kemi paraqitur veprimtarinë e Kapidan Mark Gjon Markut në dritën e studiuesve të sotëm ku me studimet dhe shkrimet e tyre, kontributet e tyre i kanë dhënë: Eugjen Merlika, Tomë Mrijaj, Besim Morina, Bianca Maria Gjomarkaj, Ndre Molla, Artan Lleshi Gjomarkaj, Ervina Toptani, Leon Molla, Kristinë Oroshi, Beqir Sina dhe Nue Oroshi. Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë studiueset dhe studiuesit që me studimet e tyre bënë të mundur që sot lexuesit shqiptar ti japim librin e parë shumë përbajtësor dhe të pasur me informacione të shumta që iu mundëson lexuesit shqiptarë ta njohin më për se afërmi Komandantin legjendar të Shqipëris etnike i cili në vënd të jetës në robëri e zgjodhi flijimin që të mbetët në përjetësi.Të gjithë ata komunistë që e fshehën veprimtarinë e Kapidan Mark Gjon Markut sot janë të trishtuar se po del në dritë të diellit faqja diellore dhe veprimtaria atdhetare e atdhetarit,politikanit dhe komandantit legjendar Mark Gjon Markut përsonalitetit me atdhetar që lindi shqiptaria në shekullin njëzet. Ky nuk do jetë libri i vetëm per Kapidanin Mark Gjon Markun. Në të ardhmën do të mbledhim edhe me shumë fakte dhe dëshmi historike për të zbardhur të plotë veprimtarinë e Kapidanit të Shqipërisë Etnike Mark Gjon Markut.